Milan ka gati sulmuesin e ri nga La Liga!

AC Milan ka gati emrin e ri për  sulmin e saj në qoftë se Zlatan Ibrahimovic vendos që këtë verë të largohet nga San Siro.

Suedezi nuk ishte të hënën në mbledhjen e skuadrës dhe pritet gjithashtu të mungojë edhe në stërvitjen e parë të martën dhe kjo gjë po shndërrohet në një sagë të gjatë e të padëshiruar për drejtuesit e Milan.

Mësohet se Milan i ka ofruar një pagë prej 6 milionë eurosh për një sezon ndërsa Ibrahimovic po kërkon 7 milionë euro.

Kjo situatë duket se ka lodhur edhe Rossonerët të cilët kanë gati emrin për të zëvëndësuar suedezin.

Bëhet fjalë për sulmuesin serb të Real Madrid, Luka Jovic, i cili është i gatshëm për një aventurë të re në Serie A dhe Milan duket skuadra perfekte për ta rikthyer formën që humbi tek Real Madrid.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here