Milan transferon yllin e Chelseas, nuk bëhet fjalë për Bakayoko!

Tiemoue Bakayoko duket se nuk do të jetë futbollisti i vetëm i Chelseas që do ti bashkangjitet Milanit këtë verë.

Kjo pasi drejtuesit e Milanit kanë kthyer sytë edhe nga sulmuesi i Bluve të Londrës, Michy Batshuayi.

Ideja është që Batshuayi të jetë zëvëndësuesi për Zlatan Ibrahimovic dhe skuadra e Chelsea është e gatshme për të lejuar një transferim të tillë.

Mirëpo gjithçka tani duket se është në duart e Paolo Maldinit i cili do të vendosë ditëve të ardhshme për të ardhmen e sulmuesit belg i cili brenda disa ditësh mund të shndërrohet në një milanist.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here