Arrihet marrëveshja, Milan transferon talentin e Real Madrid!

AC Milan ka arritur një marrëveshje me skuadrën e Real Madrid për transferimin e Brahim Diaz, raportojnë mediat italiane.

Me operacionet e Tiemoue Bakayoko dhe Zlatan Ibrahimovic që duken pranë përfundimit tani kuqezinjtë kanë kohë për të hapur horizonte të reja në merkato.

MilanNews raporton se marrëveshja është arritur mes dy skuadrave dhe tani janë duke u diskutuar detajet e kontratës me 21 vjeçarin i cili pritet të vesh fanellën Rossonere prej sezonit të ardhshëm.

Marrëveshja është arritur në formë huazimi me të drejtë blerjeje për sezonin e ardhshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here