Koulibaly tek City, ylli i Cityt transferohet tek Napoli!

Manchester City është e gatshme që të ofrojë shërbimet e Eric Garcias për të bindur drejtuesit e Napolit për të lënë të lirë Kalidou Koulibaly të transferohet në Etihad Stadium.

Sky Sport Italia raporton se Napoli është akoma në kërkim të një mbrojtësi qendror pasi humbën garën për transferimin e Gabriel të Lille.

Raporti detajon se Garcia që luan edhe në krahun e djathtë të mbrojtjes i është ofruar napolitanëve në mënyrë që ta lënë Koulibalyn të transferohet tek Manchester City.

Presidenti Aurelio De Laurentiis e pranoi se mbrojtësi mund të largohet këtë verë dhe se City është njëra ndër skuadrat e pakta që mund ta blejnë atë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here