Mundo Deportivo: Messi transferohet tek Inter!

Mundo Deportivo raporton se Inter ka avantazh ndaj PSG, Manchester Cityt dhe United në garën për Lionel Messin për shkak të ligjit të taksave.

Legjenda e klubit katalanas sot dërgoi një letër ku kërkoi zyrtarisht që të lihet si një lojtar i lirë.

Nëse ai largohet vetëm disa skuadra të mëdha europiane mund ta përballojnë transferimin e tij.

Dhe pikërisht këtu qëndron avantazhi i skuadrës së Inter e cila do kishte mundësi që argjentinasit ti ofronte një pagë më të madhe se skuadrat tjera.

Ana tjetër është lidhja në mes të argjentinasve me Serie A ku shumë futbollistë nga ky shtet preferojnë gadishullin apenin para ligave tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here