Ndombele dhe Kante tek Inter, mirëpo tre yjet e saj do të largohen!

Marcelo Brozovic, Milan Skriniar dhe Lautaro Martinez mund të largohen këtë verë nga Interi në mënyrë që Interi të krijojë fondet e nevojshme për transferimin e N’Golo Kante dhe Tangoy Ndombele, rapoton Gazzetta dello Sport.

Brozovic dhe Skriniar kanë shumë admirues ndërkohë për Lautaro Martinezin skuadra e Barcelonës akoma nuk i ka humbur shpresat.

Kante dhe Ndombele janë objektivat kryesorë të Antonio Contes dhe këtë verë do të kërkohet me çdo kusht transferimi i tyre.

Madje ka zëra që thonë se Inter dhe Tottenham mund të shkëmbejnë Skriniar dhe Ndombele në mes vete.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here