Zyrtare: Tonali transferohet tek Inter!

Brescia ka pranuar ofertën e skuadrës së Inter për huazimin e Sandro Tonalit dhe më pastaj blerjen e tij pas një sezoni për një shifër prej 30 milionë eurosh plus bonuset tjera.

SportItalia raporton se presidenti i klubit Massimo Cellina ka rënë dakord për një gjë të tillë mirëpo ka kërkuar edhe 5 milionë euro shtesë.

Tonali ka deklaruar që dëshiron transferimin vetëm tek Inter mirëpo nga ana tjetër as skuadra e Milanit nuk po heq dorë.

Mirëpo Rossonerët duken shumë larg ndonjë surprize për shkak se këta kërkojnë transferimin e tij verën e ardhshme, gjë kjo e papranueshme nga Brescia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here