Guardiola kërkon yllin e Juventusit!

Manchester City ka bërë publik interesin e saj për transferimin e mbrojtësit të Juventusit, Leonardo Bonucci mirëpo një transferim i tillë duket i vështirë që të ndodhë.

Sky Sport Italia raporton se City po kërkon që të firmosë me 33 vjeçarin mirëpo ky i fundit nuk ka synim të largohet nga Torino ku ka një kontratë afatgjate deri më 2024.

City ngurroi të fillojë bisedimet për shkak se Bonucci deklaroi që dëshiron të qëndrojë tani që në skuadër ka ardhur Andrea Pirlo.

33 vjeçari ka zhvilluar plot 407 ndeshje me Zonjën e Vjetër, me të cilën ka fituar 8 Scudeto dhe 3 Coppa Italia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here