Inter transferon mbrojtësin e rivalëve të saj!

Inter ka marrë dritën e gjelbërt për të realizuar transferimin e mbrojtësit të Romës, Aleksandar Kolarov, raporton Gazzetta dello Sport.

Antonio Conte dëshiron të transferojë një mbrojtës që është shembull si brenda por edhe jashtë fushës dhe Alexandar Kolarov është pikërisht ai që po kërkon italiani.

Inter këto ditë pritet të fillojë bisedimet me skuadrën e Romës për ti bindur ata që të lejojnë largimin e 35 vjeçarit.

Duke marrë parasysh moshën edhe kontratën që i skadon sezonin e ardhshëm skuadra e Romës nuk do të jetë në gjendje që të kërkojë ndonjë shifër të madhe dhe do ti japë OK këtij transferimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here