Milinkovic ndërron skuadër për 60 milionë euro!

Sergej Milinkovic-Savic prej sezonit tjetër mund të jetë pjesë e Paris Saint Germain pas ofertës 60 milionë euroshe të kësaj të fundit në drejtim të Lazios.

Kampionët e Ligue 1 kanë filluar negociatat me skuadrën italiane për transferimin e mesfushorit serb.

Il Corriere della Sera raporton se oferta prej 60 milionë eurosh mund të mos jetë e mjaftueshme për presidentin Claudio Lotito.

Mirëpo Biankocelestët kanë deklaruar që nëse vjen oferta e duhur në drejtim të tyre atëher Milikovic-Savic do të jetë i lirë për tu larguar nga kryeqyteti italian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here