Zbulohet plani, ja mesfusha e Milanit për sezonin e ardhshëm!

Mesfusha e Milanit mesa duket do të jetë reparti që do të pësojë më shumë ndryshime gjatë kësaj vere.

Ismael Bennacer dhe Franck Kessie duket se kanë krijuar një dyshe stabile në mesfushë mirëpo pas largimit të Giacomo Bonaventuras dhe Lucas Biglia ky repart ka nevojë për përforcime të reja.

Emri i parë që pritet të vijë është i Tiemoue Bakayoko i Chelseas i cili gjatë 2018 ishte i huazuar tek kuqezinjtë.

Florentino Luis i Benficas do të mundohet të huazohet dhe pastaj sezonin e ardhshëm Milan të ketë të drejtë blerjeje për një shifër prej 20 milionë eurosh.

Ndërsa emri i tretë është i Lucas Torreira të Arsenalit i cili pritet të largohet këtë verë nga Londra.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here