Bombë: Donnarumma shkëmbehet me yllin e Premier League!

Gianluigi Donnarumma prej sezonit të ardhshëm mund të bëhet pjesë e skuadrës së Chelseas pasi kjo e fundit ka shprehur idenë e shkëmbimit me Kepa Arrizabalagan, raporton Football Insider.

Gjigantët e Premier League kanë zhvendosur vëmendjen e tyre tek 21 vjeçari i Milanit pasi janë vënë në kërkim të një portieri të ri.

Raportimet thonë që Chelsea kërkon huazimin e Kepas dhe gjithashtu huazimin e Donnarummas me të drejtë blerjeje pas një sezoni.

Londinezët po shpresojnë të arrijnë një marrëveshje pasi Donnarumma po hyn në sezonin e fundit dhe nuk ka nënshkruar kontratë të re me Rossonerët, fakt ky që mund të bindë drejtuesit e skuadrës të aprovojnë një marrëveshje të tillë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here