E konfirmon Ajaxi, Van de Beek me skuadër të re

Ajaxi do të shesë Donny van de Beek pas shumë fjalësh dhe interesimesh.

Mesfushori holandez duket se më në fund do të largohet nga ekipi holandez dhe do të vazhdojë karrierën e tij në një kampionat tjetër.

Van de Beek nuk u përfshi në listën e Ajaxit në ndeshjen kundër Frankfurtit duke konfirmuar zërat e largimit. Real Madridi ishte ekipi i parë i interesuar për mesfushorin, por në fund marrëveshja nuk u arrit.

Tellegraaf shkruan se pas 23-vjeçarit qëndron Manchester United, por ende nuk është e qartë. Barcelona nga krahu tjetër mbetet një alternativë serioze me trajnerin Ronald Koeman që e pëlqen. Klauzola e lirimit të tij është 55 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here