Një tjetër dëshmi se është drejt largimit: Messi nuk do të paraqitet nesër në klub

Zhvillime të reja në Barcelonë dhe prej atyre që tifozët e katalanasve nuk do të donin t’i lexonin. Lionel Messi ka lajmëruar klubin se nuk do të jetë i pranishëm ditën e nesërme për të kryer testin e COVID-19.

RAC1 shkruan se argjentinasi nuk do të testohet. Kjo do të thotë se kapiteni nuk do të dalë në stërvitje me ekipin ditën e hënë. Ronald Koeman duket se nuk do të ketë shansin të stërvisë gjashtë herë fituesin e Topit të Artë.

Një veprim i tillë është një sinjal i qartë se argjentinasi dëshiron të largohet nga skuadra katalanase. Leo duket i vendosur për t’i dhënë fund dhe nuk ka më asnjë kthim mbrapa. Situata mund të përfundojë në gjyqe!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here