Nuk mbaron me Hakimin, Inter transferon një tjetër yll nga Reali për 30 milionë euro!

Steven Zhang ka vendosur tia besojë Antonio Contes drejtimin e skuadrës edhe për një tjetër sezon.

Italiani ka filluar të projektojë skuadrën e sezonit të ardhshëm dhe ka kërkuar nga drejtuesit disa përforcime.

Emri i fundit që ka përfunduar në listën e Contes është ylli i Real Madridit, Sergio Reguilon.

Lajmin e ka bërë të ditur portali i njohur spanjoll Don Balon, i cili shkruan se Marotta ka kontaktuar Perezin për transferimin e Reguilon.

Spanjolli shkëlqeu në sezonin që lam pas te Sevilla duke e fituar Europa League, megjithatë nuk bën pjesë në planet e Zidane për sezonin e ardhshëm.

Perez është i gatshëm ta shesë atë për 30 milionë euro. Neroaxurët janë të gatshëm ta paguajnë shumën e kërkuar nga Reali dhe bisedimet pritet të fillojnë ditëve në vijim.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here