Pirlo merr vendimin, ja kush do ta përkrahë Ronaldon në sulm!

Juventus po vlerëson mundësitë e saj për të transferuar Edin Dzekon ose Luis Suarez gjatë kësaj vere.

Sipas Sky Sport Italia, Andrea Pirlo kërkon një qendër sulmues dhe tani gara është ngushtuar vetëm mes dy emrave.

Dzeko është futbollist që e njeh shumë mirë Serie A dhe do të jetë një objektiv më i lirë për tu transferuar mirëpo drejtuesit e Zonjës së Vjetër preferojnë yllin e Barcelonës, Luis Suarez.

Nga ana tjetër uruguajani ka shumë përvojë në Champions League dhe do të sillte fitime të mëdha nga shitja e fanelave në rast të ardhjes në Torino.

Ai mund të transferohet si një lojtar i lirë mirëpo kërkesa e tij është që të paguhet plot 12 milionë euro mirëpo pasi Barca nuk do të marrë asnjë shumë parash kjo pagë mund të përballohet nga kampionët e Serie A.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here