Shkëmbim spektakolarë: Skriniar në Paris, ylli i PSG te Interi!

Sipas raportimeve të fundit PSG është futur në garë për transferimin e mbrojtësit të Inter, Milan Skriniar.

Thiago Silva u largua nga skuadra dhe Parisienët kanë piketuar Skriniarin si pasuesin ideal.

Sllovaku nuk bën pjesë në planet e Contes dhe strategu italian ka në mendje një super shkëmbim.

Conte është i interesuar për mesfushorin e PSG, Leandro Paredes dhe Inter do të kërkojë nga Parisientë kartonin e argjentinasit dhe 30 milionë euro për Skriniar.

Te PSG e shohin këtë si një mundësi të artë dhe janë të gatshëm ta sakrifikojnë Paredesin për Skriniar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here