Shkëmbim yjesh mes Romës e Napolit!

Napoli dhe Roma kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Cengiz Under tek skuadra napolitane.

Napoli kishte një kohë të gjatë në kërkim të turkut dhe tani dy klubet njoftuan se kanë arritur marrëveshjen për transferimin e tij.

Skuadra e Gennaro Gattusos do të paguajë 30 milionë për këtë transferim.

Mirëpo Giallorossët kanë kërkuar shërbimet e sulmuesit Arkadiusz Milik në vend të 30 milionë eurove.

Por në rast të refuzimit të kësaj oferte atëherë skuadra nga jugu i Italisë do të pagajë 30 milionë për shërbimet e futbollistit turk.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here