Bombë nga Spanja: Ronaldo te Barcelona, Messi te Juventusi!

Portali i njohur spanjoll DonBalon, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Juventus ia ka ofruar Barcelonës një shkëmbim spektakolarë.

Lionel Messi ka vendosur të largohet nga Barcelona dhe vendimi i argjentinasit ka shkaktuar kaos në Camp Nou.

Në garë për argjentinasin është Manchester City, Inter dhe së fundmi edhe Juventus.

Edhe pse City është favorit, Agnelli ka një ide të çmendur. Biankonerët janë të gatshëm t’ia ofrojnë Barcelonës kartonin e Cristiano Ronaldos dhe një shumë parash për Messin.

Agnelli e sheh Messin si një lider të ri për skuadrën, pasiqë argjentinasi është 33-vjeç, ndërsa Ronaldo 35. Përveç kësaj Messi sponzorizohet nga Adidas dhe kjo do t’i sillte më tepër të ardhura Zonjës së Vjetër.

Kjo ofertë është joshëse për Barcelonën, pasiqë në rast se largohet Messi, Katalanasit do të mbeten pa lider dhe Ronaldo do të bëhej figura kryesore në projektin e Koeman.

Juventus dhe Barcelona kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe bisedimet pritet të fillojnë ditëve në vijim.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here