Conte e dëshiron në skuadër: Inter transferon yllin e Tottenham

Antonio Conte ka nisur të mendojë për merkaton e verës. 

Emri i fundit që ka përfunduar në listën e tij është mesfushori i Tottenham, Tanguy Ndombele.

Ndombele nuk ka lënë gjurmë sezonin e kaluar dhe konsiderohet si një dështim i madh nga Spurs.

Francezi u ble nga Pochettino, por nuk luajti aspak nën drejtimin e Mourinhos dhe te Tottenham janë të gatshëm ta shesin atë.

Spurs e vlerësojnë atë 55 milionë euro, mirëpo Inter është duke negociuar për ta ulur çmimin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here