E bujshme: Rivalët rrëmbejnë Alcantaran para Liverpoolit

Manchester United është futur fuqishëm në garë për transferimin e Thiago Alcantaras.

Mesfushori spanjoll prej kohësh është në bisedime me Liverpoolin, por ende dy klubet nuk janë marrë vesh.

Bayern Munich është duke insistuar se për ta lënë të lirë spanjollin kërkon vetëm 30 milionë euro.

E këtë shumë The Reds nuk janë gati ta paguajnë, për shkak se Thiago është futur në vitin e fundit të kontratës.

Tani në skenë ka dalë rivali i madh i Liverpoolit, Manchester United që tenton ta rrëmbejë Thiagon.

Djajtë e Kuq janë të gatshëm të shpenzojnë 30 milionë eurot e kërkuara nga Bayern Munich për spanjollin.

Bayern nuk e ka problem se në cilën skuadër do të transferohet Thiago, pasi ata duan vetëm 30 milionë euro për lojtarin.

United është gati të shpenzojë këtë shumë, por duhet ta bind spanjollin me një ofertë financiare më të mirë se kampioni i Ligës Premier.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here