Epoka Koeman: Ja formacioni i Barcelonës pa Messin

Barcelona është duke u përballur me një kaos të vërtetë në skuadër para edicionit 2020/21, pasi mund të mbeten pa Lionel Messin.

Ylli argjentinas tashmë ka njoftuar se dëshiron të largohet nga klubi në këtë verë, derisa nuk është paraqitur as për t’i bërë testet për Coronavirus.

Lojtari 33-vjeçar është duke e kërkuar me ngulm largimin nga Camp Nou, derisa lidhet me një kalim te Manchester City.

Por, si mund të luajë Barcelona në edicionin e ri?

Skuadra katalunase po tenton që në këtë verë të transferojë Lautaro Martinezin nga Interi dhe David Alban nga Bayern Munichu.

Blaugranasit kanë transferuar tashmë Miralem Pjanicin nga Juventusi, derisa Antoine Griezmann e Ousmane Dembele do të ishin në krah të sulmit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here