‘Tërmet’ tek Barcelona, ylli tjetër transferohet në Serie A!

Barcelona nuk po kalon aspak një periudhë të mirë për shkak se tani edhe Arturo Vidal ka kërkuar që të ndërpres kontratën e tij me katalanasit për tu transferuar tek Inter, raporton Sky Sport Italia.

Kiliani po ndjekë kështu hapat e Luis Suarezit të cilit ju tha hapur që më nuk bën pjesë në planet e Barcelonës nga Ronald Koeman.

Nëse arrin të shkëpusë kontratën me Blaugranat atëherë Inter do ta transferojë falas mesfushorin kilian.

Për Vidal ky është një transferim mëse i kërkuar pasi në San Siro do të ribashkohej me ish trajnerin e tij tek Juventus, Antonio Conte.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here