Ylli i Inter refuzon transferimin tek Barcelona shkaku i Messit!

Barcelona është refuzuar përfundimisht nga Lautaro Martinez për shkak të vendimit të Lionel Messit për tu larguar këtë verë.

Lautaro po shpresonte që të bashkohej me bashkëkombasin e tij në Camp Nou mirëpo siç duket kjo verë vetëm sa po shkon e po përkeqësohet për Barcelonën.

Dëmi nga Lionel Messi duket se do të jetë shumë i vështirë për tu rikuperuar këtë verë pasi po ndikon edhe në merkaton e katalanasve me futbollistët tjerë.

Corriere dello Sport raporton se argjentinasi ka refuzuar një transferim në Camp Nou dhe ky vendim duket se është përfundimtar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here