Zyrtare: Negociatat kanë filluar, Suarez tek gjiganti italian!

Mundo Deportivo ka raportuar se Barcelona  është në negociata direkte për të transferuar Luis Suarez tek Juventusi.

Ronald Koeman i tha Luis Suarezit që të gjejë një skuadër të re dhe uruguajani duket se nuk ka humbur aspak kohë.

Drejtori Ramon Planes ka qenë në kontakte direkte me Juventusin për transferimin e tij gjatë kësaj vere, ku Suarez pritet të zërë vendin e Dzekos pasi ‘Zonja e Vjetër’ nuk do të tentojë mesa duket transferimin e boshnjakut.

Suarez pritet të formojë një treshe të frikshme sulmuese me Cristiano Ronaldo dhe Paolo Dybala.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here