50 milionë për të, Real rrëmben yllin e Milan!

Real Madrid ka treguar interesimin e saj për shërbimet e Ismael Bennacer gjatë kohës kur dy skuadrat po negocionin për transferimin e Brahim Diaz tek Milan.

22 vjeçari sezonin e kaluar u transferua nga Empoli ku nënshkroi një kontratë 5 vjeçare me skuadrën e Milan dhe këtë sezon ka shkëlqyer duke tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha europiane.

Sipas CalcioMercato.it përveç Real Madrid në garë për algjerianin janë Manchester City e Paris Saint Germain që janë të gatshme për çmenduri në merkato për të siguruar shërbimet e tij.

Mirëpo Los Blancos duken më të avancuar për shkak të marrëdhënieve të mira që gëzojnë me Rossonerët edhe tani që u arrit marrëveshje për transferimin e Brahim Diaz në San Siro dhe shifra prej 50 milionë eurosh për Bennacer nuk duket të jetë problem i madh për skuadrën e Florentino Perez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here