Juventus transferon kapitenin e skuadrës rivale!

Juventus është shumë pranë arritjes së marrëveshjes për transferimin e Edin Dzekos nga skuadra e Romës.

Kapiteni 34 vjeçar po kërkohet me ngulm nga Andrea Pirlo për të zënë vendin e Gonzalo Higuain në skuadrën e tij për sezonin e ardhshëm.

Sipas Gazzetta dello Sport boshnjaku ka rënë dakord për të nënshkruar një kontratë 2 vjeçare me Zonjën e Vjetër mirëpo njëherë duhet të arrihet edhe një marrëveshje mes dy klubeve.

Roma duket se është përgatitur për këtë largim pasi qysh tani po mendohet për transferimin e sulmuesit të Napolit, Arkadiusz Milik nga skuadra e Napolit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here