Mbyllet gjithçka me sukses: Suarez tek Juventus!

Mesa duket mesazhi i Ronald Koeman se Luis Suarez nuk është në planet e tij për sezonin e ardhshëm nuk ka kaluar në vesh të shurdhër.

Luis Suarez raportohet se ka arritur një marrëveshje personale me skuadrën e Juventusit dhe këto ditë pritet zyrtarizimi.

Uruguajani do të përfitojë 10 milionë euro në sezon, shifër kjo që është e barabartë duke marrë parasysh ligjin për taksat në Itali dhe nga Barcelona pritet të largohet si një futbollist i lirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here