PSG me sytë kah Inter, transferon mesfushorin zikaltër!

Paris Saint Germain këtë verë po e sheh skuadrën e Inter si një burim talentesh.

Kjo pasi pas Milan Skriniar skuadra pariziene tani ka shfaqur interesim për të transferuar edhe mesfushorin zikaltër, Marcelo Brozovic.

Bayern Munich është gjithashtu e interesuar për kroatin mirëpo ajo duhet të shesë disa futbollistë që të jetë në gjendje për të transferuar atë.

PSG tashmë janë duke bërë gati ofertën për të pasi e shohin si zëvëndësimin ideal për Marco Verrattin e lënduar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here