Skriniar OUT, Inter i pafuqishëm për të ndalur largimin e tij!

Milan Skriniar pritet që të zëvëndësojë Thiago Silvan tek skuadra e Paris Saint Germain pasy ky i fundit vendosi të transferohej tek Chelsea javën e kaluar.

Silva u transferua me parametro zero pasi kontrata e tij përfundoi pas ndeshjes së finales së Champions League kundër Bayern Munich.

Kampionët e Ligue 1 duket se e kanë gjetur menjëherë zëvëndësuesin e tij dhe bëhet fjalë për Milan Skriniar të Inter.

Inter është shprehur e gatshme për të lejuar një transferim të tillë mirëpo nuk përjashtohet edhe mundësia për shkëmbime lojtarësh.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here