Zyrtare: Vidal në Serie A!

Arturo Vidal raportohet se ka arritur një marrëveshje që prej sezonit të ardhshëm të jetë pjesë e skuadrës së Interit.

Përfaqësuesit e kilianit janë duke punuar për të përfunduar kontratën me skuadrën e Barcelonës në mënyrë që transferimi tek Inter të bëhet me kosto zero.

La Gazzetta dello Sport raporton se Vidal ka arritur një marrëveshje për një kontratë dy vjeçare me të drejtë vazhdimi edhe për një sezon tjetër.

Gazeta deklaroi se Vidal do të paguhet plot 6 milionë euro në sezon dhe se do të jetë në dispozicion të Antonio Contes kur të fillojnë stërvitjet më 7 shtator.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here