Everton transferon James Rodriguez!

James Rodriguez pritet që të transferohet tek Everton pasi një marrëveshje është arritur mes skuadrës angleze dhe Real Madrid, raporton The Telegraph.

29 vjeçari do të nënshkruajë një kontratë 3 vjeçare me skuadrën angleze pasi tek Real Madrid nuk arrinte që të gjente minutat e nevojshme në fushën e blertë.

James sezonin e kaluar zhvilloi vetëm 9 ndeshje nën urdhërat e Zinedine Zidane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here