Sulmuesi gjerman Kevin Volland ka arritur që të transferohet tek Monaco nga skuadra e Bayer Leverkusen.
Skuadra franceze bëri të ditur transferimin e 28 vjeçarit nga faqja zyrtare e skuadrës të martën.
Volland i cili shënoi 50 gola në 148 ndeshje për Bayer Leverkusen, nënshkroi një kontratë 4 vjeçar në Stade Louis II.