Zyrtare: Donny van de Beek futbollist i United

Manchester Unitedi ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit holandez, Donny van de Beek nga Ajaxi.

Djajtë e Kuq kanë kryer një goditje të madhe në këtë afat kalimtar të verës, pasi kanë zyrtarizuar tashmë transferimin e yllit holandez, Van de Beek.

Është vet faqja zyrtare e klubit në rrjetet sociale që ka konfirmuar një gjë të tillë.

“Manchester Unitedi është i kënaqur që konfirmon ardhjen e Donny van de Beek nga Ajax”.

“Mesfushori holandez ka nënshkruar një kontratë pesë-vjeçare, me një mundësi për të zgjatur për një vit tjetër”, thuhet në njoftim.

Klubi nga Old Trafford nuk ka jep detaje tjera, por thuhet se transferimi iu ka kushtuar rreth 40-45 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here