Bombë: Jo vetëm Tonalin, Milan ia rrëmben Interit edhe një tjetër yll

Një tjetër goditje për Interin.

Sipas raportimeve të fundit, Milan është futur në garë për mbrojtësin e Veronës, Marash Kumbulla.

Qendërmbrojtësi shqiptar shkëlqeu në sezonin që lam pas dhe Inter kishte nisur bisedimet me Veronan që në janar.

Mirëpo tani garës i është bashkuar edhe Milani, pasiqë Rosonerët janë në kërkim të një qendërmbrojtësi.

Inter do të duhet të shesë ndonjë mbrojtës për ta transferuar Kumbullën dhe Milani dëshiron të përfiton nga kjo mundësi duke ia rrëmbyer atë Neroaxurëve.

Rosonerët janë të gatshëm të ofrojnë 20 milionë euro për transferimin e  Kumbullës, ndërsa Verona pritet ta pranojë ofertën.

Kështu Milani përveç Tonalit do tia rrëmbejë Interit edhe Kumbullën.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here