Formacioni i mundshëm i Kombëtares për përballjen me Bjellorusinë

Shqipëria do të luajë kundër Bjellorusisë në transfertë nesër prej orës 20:45.

Kuqezinjtë do të ndeshen me vendasit me dëshirën e mirë për t’i nisur mbarë eliminatoret e Nations League. Trajneri Edi Reja po mendon për formacionin titullar dhe ka vendosur skemën e kuqezinjëve.

Ekipi ynë do të luajë me një 4-5-2. Strakosha preferohet në portë si titullar, ndërsa përpara tij do të luajnë 4 futbollistë që e njohin mirë stilin e lojës që do Reja. Gjimshiti dhe Dermaku do jenë në qendër, Veseli nga e majta, ndërsa kapiteni Hysaj nga krahu i djathtë.

Mesfusha është një pikë e fortë, pasi do të luajnë Bare dhe Gjasula, ndërsa Laçi mund të jetë surpriza e madhe. Futbollisti është në balotazh me Abrashin, ndërsa në krah do të jetë Roshi. Sadiku dhe Cikalleshi do të luajnë së bashku në sulm.

Formacioni i mundshëm: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Dermaku, Veseli, Bare, Gjasula, Laçi (Abrashi), Roshi, Sadiku, Cikalleshi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here