Milan gjen zëvëndësuesin e Donnarummas!

AC Milan duket se nuk e ka në plan që të varet shumë prej Gianluigi Donnarummas pasi po punon qysh prej tani për të sjellur në San Siro zëvëndësuesin e tij.

Deri më tani mendohej se Asmir Begovic do të ishte numri 2 në portën e Milanit mirëpo tani planet e Rossonerëve kanë ndryshuar pasi një emër i ri është shfaqur.

Bëhet fjalë për portierin e Barcelonës, Norberto Neto i cili pëlqehet shumë nga drejtuesit e Milanit.

Neto nuk ka pasur shumë minuta tek skuadra e Barcelonës dhe një largim gjatë kësaj merkatoje është shumë i mundur të ndodhë dhe një mundësi si Milan vështirë se do të humbet nga portieri brazilian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here