Scudetton e 10-të dhe Championsin: Ja formacioni i Juventusit për sezonin e ardhshëm

Juventus po e kompleton skuadrën për sezonin e ri që fillon me 17 shtator.

Andrea Pirlo i ka idetë e qarta se si do të rreshohet skuadra e tij në fushë, ndërsa objektivi kryesorë mbetet Liga e Kampionëve.

Në portë do Szczesny mbetet i paprekshëm. Në qendër të mbrojtjes do të rreshtohen De Ligt dhe Bonucci, në krahun e majtë Alex Sandro, ndërsa për krahun e djathtë Pirlo ka kërkuar transferimin e Dest nga Ajax.

Pirlo do të luaj me skemën 4-2-3-1 dhe para mbrojtjes do të rreshtohen Arthur Melo dhe Bentancur. Para tyre do të rreshtohen Juan Cuadrado, Paulo Dybala dhe Cristiano Ronaldo.

Në qendër të sulmit do të jetë Luis Suarez i cili ka arritur marrëveshje me Juventusin dhe zyrtarizimi është vetëm çështje kohe.

Me këtë formacion Pirlo do të synojë ta kthejë ‘Kupën me veshë’ në Torino.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here