Ylli i Serie A refuzon Premier League për Juventusin!

Juventus është një ndër skuadrat me historinë më të lavdishme në Serie A dhe për këtë gjë nuk kemi aspak dyshim.

Kjo ka bërë që edhe mesfushori i Udineses, Rodrigo De Paul të lërë në pritje skuadrën e Leeds United për të shikuar mundësitë që ka për një transferim të mundshëm tek Zonja e Vjetër.

Çmimi i tij sillet rreth 30 milionë euro dhe ai sapo ka rinovuar kontratën me klubin deri në vitin 2024.

Mirëpo ka pasur një interesim të shfaqur nga Andrea Pirlo për De Paul, futbollist të cilin e çmon shumë për shkathtësinë që posedon dhe nuk përjashtohet mundësia që këtë merkato Biankonerët të vijnë me një ofertë zyrtare për të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here