Bombë: Donnarumma tek rivalët e përjetshëm të Milanit!

AC Milan mesa duket duhet ti kushtojë shumë rëndësi Gianluigi Donnarummas pasi ‘tradhtia’ e vitit është shumë afër të ndodhë.

Paolo Maldini dhe Frederic Massara po punojnë për rinovimin me 21 vjeçarin dhe vet ai është shumë i lidhur me Milanin dhe ka shprehur dëshirë për të qëndruar edhe për shumë sezone në San Siro.

Mirëpo agjenti i tij Mino Raiolo duket se ka filluar të trazojë ujërat duke zhvilluar bisedime me skuadrën e Juventusit e cila ka shprehur haptaz interesimin për transferimin e portierit të kombëtares italiane.

Tani Rossonerët duhet të bëjnë shumë kujdes për arsye se ‘Zonja e Vjetër’ po kërkon mundësinë më të vogël për të ndërhyrë dhe është e gatshme ti japë një pagë të majme Gigit për të ndërruar skuadër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here