Perisic dhe Brozovic OUT, Inter transferon një super mesfushor!

Inter ka në plan që dyshen Marcelo Brozovic dhe Ivan Perisic ta shesë tek skuadra e Bayern Munich në mënyrë që pastaj të jetë në gjendje për të transferuar mesfushorin e Chelseas, N’Golo Kante, raporton Corriere dello Sport.

Bayern Munich tashmë ka ofruar 12 milionë euro për Perisic ndërkohë që ka shfaqur interesim edhe për Brozovic.

Në rast të shitjes së dyshes kroate atëherë Neroazzurët do të hidhen në sulm për Kanten ku për shërbimet e tij Chelsea ka kërkuar hiç më pak se 80 milionë euro, shifër kjo që mund të ofrohet vetëm nga shitja e lojtarëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here