Pirlo dhe Conte kanë rënë dakord: Juventus dhe Inter shkëmbejnë yjet e tyre!

Andrea Pirlo e pëlqen shumë futbollistin e Realit, Isco, mirëpo duket se spanjolli nuk do të transferohet në Torino këtë verë.

Gazetari i njohur italian, Luca Momblano ka lëshuar një lajm bombastik, duke raportuar se Pirlo dhe Conte kanë gati një shkëmbim spektakolarë.

Juventus dhe Inter kanë nisur bisedimet për një shkëmbim mes Alex Sandros dhe Christian Eriksenit.

Conte ka nevojë për një futbollist si Alex Sandro, pasiqë Kolarov nuk pritet të jetë titullarë.

Eriksen nga ana tjetër përshtatet me skemën e Pirlos dhe do të ishte një përforcim ideal për Biankonerët.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here