Bombë: Bisedimet kanë filluar, Gareth Bale te gjiganti italian!

Lajm bombastik nga Italia, Gareth Bale në Serie A!

Siç raportojnë mediat italiane, Milan dhe Real Madrid kanë nisur bisedimet për transferimin e Gareth Bale.

Uellsiani nuk bën pjesë në planet e Zidane dhe Perez është i gatshëm që t’ia prish kontratën para kohe për ta larguar nga klubi.

Rosonerët dëshirojnë të përfitojnë nga kjo situatë dhe janë të gatshëm që ta transferojnë Bale këtë verë.

Problemi i vetëm qëndron te paga e uellsianit, pasiqë ai te Reali përfiton 15 milionë euro në sezon, ndërsa Rosonerët janë të gatshëm t’i ofrojnë pagë prej 7 milionë eurove.

Reali nuk e ka problem largimin e tij dhe tani mbetet që Bale ta pranojë ofertën e Milanit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here