Bombë: Cavani tek rivalët e përjetshëm të Napolit!

Sky Sport Italia raporton se Juventus ka kontaktuar me Edinson Cavanin për një transferim në Torino pas vështirësive të shfaqura për të transferuar Luis Suarezin dhe Edin Dzeko.

Kjo pritet të jetë si një lloj surprize pasi uruguajani është një futbollist tashmë i lirë por nuk e kishte menduar aspak transferimin tek ‘Zonja e Vjetër’.

Ish sulmuesi i Palermos dhe Napolit ishte shumë pranë transferimit tek Benfica mirëpo kërkesat e tij për pagën bën që skuadra portugeze të tërhiqet nga kjo garë.

Mirëpo tek Juventus ky transferim duket shumë i favorshëm për shkak se Cavani kërkon një pagë shumë më të ulët sesa Luis Suarez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here