Juventus në telashe, Agnelli ‘në minus’!

Përfitimet e skuadrës së Juventus për sezonin 2019-2020 llogariten diku tek 570 milionë euro duke e mbyllur këtë sezon me një humbje prej plot 69 milionë eurosh, raporton kështu Calcio e Finanza.

Këto fakte publikohen pas mbledhjes së të dhënave prej muajit janar e deri më qershor të këtij viti.

Këtë vit Juve ka pasur 50,9 milionë euro më pak të hyra sesa vitin e kaluar kur arkëtoi një shifër prej 621.2 milionë euro.

Andrea Agnelli nuk duket fare i lumtur nga këto statistika mirëpo duke marrë parasysh krizën që kaloi bota e futbollit muajt e parë të 2020 kjo gjë edhe mund të tejkalohet me shpejtësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here