Ylli i United refuzon rinovimin, kërkon transferimin tek Juventus!

Ardhja në krye të skuadrës e Andrea Pirlos ka bërë që edhe shumë futbollistë tani të mendojnë transferimin tek kjo skuadër.

Njëri ndër ta duket se është edhe ish ylli i ‘Zonjës së Vjetër’, Paul Pogba.

Francezi i cili në 2016 u transferua tek Djajtë e Kuq për një shifër prej 100 milionë eurosh tashmë duket se po planifikon një rikthim tek kampionët e Serie A.

Me Pirlon Pogba ka luajtuar plot 4 sezone dhe tani francezi duket se po bën gati që në 2021 të jetë nën urdhërat e tij pasi nuk dëshiron më të rinovojë kontratën me gjigantin e Premier League.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here