Zyrtare: Bonaventura transferohet tek rivali i Milanit!

Ish mesfushori i Milanit, Giacomo Bonaventura ka arritur një marrëveshje personale me skuadrën e Fiorentinës, raporton SportItalia.

Sipas ekspertit të transferimeve Alfredo Pedulla, një vendim i tillë erdhi pas disa ditë negociatash të vazhdueshme.

31 vjeçari mbeti lojtar i lirë pasi Milan përfundoi bashkëpunimin me të pas plot një dekade të kaluar në San Siro.

Ai më herët u përfol shumë për një transferim të mundshëm tek skuadrat e Atalantas, Beneventos dhe Torinos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here