Chiesa ‘tradhëton’ Juven , transferohet tek rivali i saj!

Federico Chiesa këtë verë mund të ‘tradhëtojë’ skuadrën e Juventusit pasi në garë për të ka hyrë fuqishëm Napoli e cila me shitjen e Koulibaly dhe Milik do të krijojë fondet e duhura për transferimin e tij.

Italiani është tema kryesore në Serie A këtë verë dhe Fiorentina i ka vënë atij një çmim prej 60 milionë eurosh.

Tani mediat italiane raportojnë se ‘Partenopei’ po bëjnë gati një ofertë të parezistueshme që i përshtatet shumë edhe skuadrës La Viola.

Napoli po mendon të përfshijë në marrëveshje edhe Andrea Petagnan duke marrë parasysh faktin që Fiorentina akoma është në kërkim të një sulmuesi qendror.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here