Florentino Luis tek gjiganti i Serie A!

Ylli i Benficas, Florentino Luis duket se ka vendosur që karrierën e tij ta vazhdojë tek skuadra italiane e Milan.

Siç raporton Tuttosport, përfaqësues të Milanit disa ditë më parë në një hotel në Milan u takuan me përfaqësuesit e Luis, gjë që nuk kaloi pa u vërejtur.

Florentino Luis është një futbollist që Rossonerët kanë muaj që po e kërkojnë dhe tani janë shumë pranë transferimit të tij.

Më herët Benfica ishte kundër huazimit të tij dhe më pas të blihej nga Milan por siç duket gjërat kanë ndryshuar dhe tani skuadra portugeze e ka aprovuar një plan të tillë duke i hapur rrugë Milanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here