Muriqi arrin marrëveshjen me Lazion!

Lazio raportoi se ka arritur një marrëveshje për transferimin e Vedat Muriqit nga Fenerbahce për një shifër prej 17,5 milionë eurosh, raporton Corriere dello Sport.

Përfaqësuesi i Kosovës pritet të transferohet këtë javë në Serie A ku do ti kryejë edhe testet mjekësore.

Lazio sezonin e kaluar përfundoi e 4 në Serie A duke siguruar kështu edhe një vend në Champions League për sezonin e ardhshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here